Urime dita e çlirimit!

0

 

Shukrije Ramadani

Kosova e dhembjes së nënave, që mbetën në pritje të ushtarit të lirisë që su kthye kurrë, nënave që mbetën para varreve pa kufoma, trishtimit të grave të reja që i rritën fëmijët jetim me dhembjet e ndrydhura e lotët e fshehura nën qepalla, për ushtarin e pa këmbë e duar që u zhgënjye nga liria jote që nuk ia njohu vlerën e dhembjen e plagëve të tija.

Për veteranin që ia shanë dhe ia mohuan luftën, ia ndërruan shokët sipas interesit të momentit.

Për gurbetçarin që shkriu djersën dhe rininë për të mbajtur në këmbë të paepur, për të riun që çdo mëngjes i duket i mugët dhe i pa shpresë rrugëve tua, për vashën që e kërkon dashurinë në shkëmbim të një vize, për të gjithë të përvuajturit, të pa shpresët dhe ata që dëshirojnë e presin të të shohin ndryshe.

Ne meritojmë më shumë, ne dijmë dhe duam më shumë, ne duam të na gëzojë kjo liri!

Mos na i digjni shpresat e pakta që na kanë mbetur për hirë të gjakut të derdhur për këtë vend!

Urime dashuria ime e përjetshme, liria e Kosovës tonë dita e çlirimit, të cilin t’i ndryshe e ëndërrove-Agimi im!

 

PËRGJIGJU