Shukrije Ramadani: Lluki, lajmi për ikjen tënde të hershme, më trishtoi!

0

 

Herën e fundit kur telefonuam më premtove se do të dalësh të shihemi e bisedojmë shtruar për të pa thënat për Agimin. Por, ike Lluki dhe more të gjitha me vete: sinqeritetin, bujarinē e miqësinë të cilat do të mbeten kujtime që sjellin lotë.

Lajmi për vdekjën e veteranit të gazetarisë kosovare, Llukaman Halili, ka prekur në shpirt shqiptarët kudo që janë. Kurse, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e ish komandantit legjendar të luftës së lavdishme të Kosharës dhe Heroit Kombëtar, Agim Ramadanit, vdekjen e tij e ka cilësuar trishtuese. Lidhur me këtë lajm që ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllime, në familjen e tij dhe tek të gjithë që e njohen nga afërsia apo puna e tij profesionale, ajo në profilin e saj në Facebook, ka shkruar:

“Lajmi trishtues për ikjen tënde të hershme më trishtoi! Herën e fundit kur telefonuam më premtove se do të dalësh të shihemi e bisedojmë shtruar për të pa thënat për Agimin. Ike Lluki e more të gjitha me vete: sinqeritetin, bujarinē e miqësinë të cilat do të mbeten kujtime që sjellin lotë. Ngushëllime familjes me të cilët krenoheshe fort dhe miqëve që të kanë dashtë e çmuar lartë! /GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU