Domgjoni vendos të luajë për Kosovën

0

 

David Domgjoni e ka bërë zgjedhjen sa i përket fanellës që do të përfaqësojë në të ardhmen.

Sipas asaj që raporton “Fanatik”, mbrojtësi i Menemesporit do të luajë me Kosovën. Tashmë pret vetëm ftesën për takimet e radhës që do të zhvillohen nga përfaqësueset.

“Dardanët” e kanë vëzhguar më tepër ish-lojtarin e Lirisë e Laçit, pasi kanë më shumë nevojë për përforcime në mbrojtje. Nga ana tjetër, te Shqipëria që ka një mbingarkesë te elementeve cilësore që vijnë në aspektin e prapavijës.

Gjithsesi Domgjoni ka arritur që të lërë gjurmë dhe përshtypje të mirë në vetëm pak ndeshje te Menemespori, duke u kthyer në një lojtar kyç për skuadrën. Tashmë pritet edhe kalimi i tij në një ekip më të madh, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë edhe në elitën e Turqisë.

PËRGJIGJU