Mustafi mund të transferohet në Gjermani

0

 

Mbrojtësi Shkodran Mustafi karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligën e Gjermanisë.

Mustafi me Gjermaninë ka fituar titullin e botës, ndërsa 28-vjeçari aktualisht është te Arsenali në Londër. E ardhmja e tij është e hapur.

“Në situatën aktuale është vështirë të parashikohet se si do të zhvillohet faza e transferimeve”, ka thënë Mustafi për “Bild”.

“Bundesliga është gjithnjë interesante për mua. Në aspektin sportiv Bundesliga është zhvilluar shumë. Po ashtu është shtëpia ime”, ka thënë Mustafi, që ka luajtur edhe në Spanjë e Itali, por jo edhe në Gjermani në nivel senior.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, por nuk ka pasur stabilitet në vitet e fundit.

Arsenali luan në udhëtim ndaj Manchester Cityt të mërkurën (sot) në rifillim të Premier Leagues. Bundesliga ka nisur më herët.

“Shumë njerëz në Angli janë mahnitur me nivelin e Bundesligës. Në Angli janë befasuar se sa mirë Bundesliga ia ka dalë të rifillojë. Qartë se Premier League ka marrë shembull”.

PËRGJIGJU