Pensionistët së shpejti mund t’i tërheqin pensionet përmes kartelave bankare

0

 

Për t’iu shmangur radhëve të gjata para sporteleve të bankave në kohë pandemie pensionistëve pritet t’u mundësohet tërheqja e pensioneve përmes kartelave bankare.

Kështu është premtuar sot gjatë një takimi që ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pasur me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, transmeton “Zeri.info”.

Sipas një komunikate nga MPMS-ja, thuhet se Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij që sa më parë të gjithë pensionistëve në Kosovë t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica gjatë këtij takimi. /Zëri

PËRGJIGJU