Messin e lëshojnë nervat, godet kundërshtarin por shpëton pa u ndëshkuar nga gjyqtari

0

 

Sevilla dhe Barcelona kanë përfunduar pjesën e parë pa gola 0-0.

Por në fund të 45 minutave të para të kësaj sfide ka ndodhur një sherr i madh mes futbollistëve të dy skuadrave.

E gjitha nisi pas një ndërhyrje të palejuar të mbrojtësit brazilian Diego Carlos ndaj Luis Suarez.

I revoltuar me ndërhyrjen e brazilianit u shfaq Lionel Messi që kërkoi të qëroi hesapet me të.

Messi u afrua duke i kërkuar shpjegime për atë ndërhyrje të ashpër Diego Carlosit, derisa e goditi me duar duke e rrëzuar.

Pas kësaj filloi një sherr i madh mes Sergio Busquets dhe brazilianit tjetër Fernando.

Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të verdhë mesfushorin e Barcelonës dhe atë të Sevillës, por shpëtuan pa u ndëshkuar dy të parët që filluan sherrin, Messi e Diego Carlos.

PËRGJIGJU