Ylfete Fanaj, më 23 qershor merr postin e kryetares së Parlamentit të Kantonit të Lucernit

0

 

Këtë të martë, më 23 qershor, Ylfete Fanaj do të zgjidhte kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit. Ky hap vjen  pasi që një vit më parë ajo qe zgjedhur nënkryetare e këtij parlamenti. Prej disa vitesh ajo ka qenë edhe kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në parlamentin në fjalë, shkruan albinfo.ch

Është politikanja e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në një parlament kantonal, në Zvicër. Nga viti 2011 është deputete në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ndërsa në vitin 2007 ishte zgjedhur për herë të parë këshilltare në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Me këtë përvojë në politikë, Ylfete Fanaj është një emër me peshë në politikën e kantonit të saj e më gjerë.

Me zgjedhjen në postin e lartpërmendur, Ylfete Fanaj ka arritur më shumë se cilido politikan me rrënjë shqiptare në politikën zvicerane. Fanaj ka njoftuar për zgjehdjen që do të büehet, në një postim të saj në fb. Po kështu edhe gazeta Luzerner Zeitung i ka kushtuar asaj një portret të gjerë në numrin e sotëm.

PËRGJIGJU