OAK kërkon nga Ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

0

 

Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndëisa e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyqe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizmin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 % të tyre ( nga 600.000 femra në moshë pune vetëm rreth 80.000 janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune).

Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkarisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethahat në të cilat operojmë.

Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut, u tha në këtë takim.

Ministri Reçica shpalosi prioritetet e këtij digasteri gjatë këtij mandati, duke veçuar edhe reformat që kanë paraparë si Ministri, duke u shprehur i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me odat, e partnerë të tjerë me qëllim që nëpërmjet kontributit të përbashkët të kemi ligje e rregullore të aplikueshme dhe në përputhje me rrethanat e vendit tonë. Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-së është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët.

Në këtë takim OAK u pëfaqësua nga: Skënder Krasniqi – kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.

PËRGJIGJU