Kontrabandë me mallra nga Serbia, shoferi nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen e tyre

0

 

Në bagazhin e një veture me targa vendore njësiti policor ka gjetur mall të dyshuar, për të cilin shoferi nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:15 në fshatin Novosellë, në Kamenicë.

Sipas raportit të policisë, malli i gjetur ishte transportuar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është konstatuar se kishin qenë 8 ftohës të frigoriferëve dhe 8 kondensatorë për frigorifer për të cilin mall i dyshuari nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen. I dyshuari mallin e kishte transportuar nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet tutje në raport, me urdhër të prokurorit vetura me mallra është dërguar tek dogana e Kosovës në Dheun e Bardhë, rasti vazhdon të hetohet.

PËRGJIGJU