Dhunë në familje, burri rrah gruan në Gjilan

0

 

Një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësorë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, e cila si pasojë e dhunës ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

PËRGJIGJU