3 maska ideale për flokë gjithë shkëlqim e volum

0

 

Tri maska për të dhënë shkëlqim dhe volum flokëve tuaja.

Përbërësit:

4 bustina kamomil

1 filxhan qumësht

3 lugë mjaltë

disa pika vaj argani

Ziejeni kamomilin me qumësht, më pas shtoni mjaltin e shkrirë dhe vajin e arganit. Lëreni të ftohet, aplikojeni përzierjen mbi flokë dhe lëreni për 30 minuta. Maska bëhet një herë në javë. Me kalimin e kohës do të vini re shkëlqim dhe ndryshime në gjatësinë e flokut.

Maska e dytë

Përbërësit:

1 gotë kos

lëngu i një gjysmë  limoni

Përziejini të dy përbërësit mirë dhe përhapini në flokë pasi t’i keni larë dhe t’i keni fshirë me peshqir. Lërini për 20 minuta pastaj shpëlajini flokët me ujë të ftohtë. Përpiquni të mos i thani me tharëse.

Maska e tretë

Përbërësit:

2 vezë

2 lugë ujë

2 lugë vaj ulliri

Përziejini mirë përbërësit me njëri- tjetrin. Aplikojeni maskën në flokët të njomë dhe shoqërojeni me masazh te rrënja. Lëreni për 10- 15 minuta dhe përsëriteni si maskë 1 herë në javë.

PËRGJIGJU