Kryeministrja daneze shtyn dasmën për shkak të Samitit të BE-së

0

 

Kjo është hera e dytë që kryeministrja e Danimarkës shtyn dasmën e saj.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka shtyrë dasmën e saj të planifikuar për muajin e ardhshëm për shkak të Samitit të Bashkimit Evropian  rreth buxhetit të bllokut, transmeton Anadolu Agency.

“Takimi i Këshillit Evropian në Bruksel mbahet të shtunën në korrik, kur ne kemi planifikuar martesën. Mallkuar. Por unë duhet të kujdesem për punën time dhe të kujdesem për interesat e Danimarkës. Pra, ne duhet të ndryshojmë planet edhe një herë”, shkroi Frederiksen në llogarinë e saj në Instagram.

Kjo është hera e dytë që kryeministrja shtyn dasmën e saj. Vitin e kaluar, Frederiksen shtyu dasmën e saj për shkak të zgjedhjeve kombëtare të 5 qershorit kur Partia e saj Social Demokratike erdhi në pozitë për të formuar qeverinë një-partiake të pakicës.

Frederiksen dhe i fejuari i saj Bo Tengberg u takuan në vitin 2014 dhe u fejuan në vitin 2017, sipas gazetës “Ekstra Bladet”.

Frederiksen tha se ajo “shpreson se do të martohet së shpejti” dhe vlerësoi durimin e të fejuarit të saj.

Pas një numri takimesh virtuale, BE ka planifikuar një takim fizik të Këshillit Evropian më 17 dhe 18 korrik për të diskutuar, mes të tjerash, buxhetin e ri afatgjatë të BE-së. Danimarka është një nga katër vendet, së bashku me Austrinë, Suedinë dhe Holandën, e cila kishte kundërshtuar grantet në krahasim me kreditë nën fondin e rimëkëmbjes, dhe gjithashtu këmbënguli që buxheti i BE-së 2021-27 të mos kalojë 1.0 për qind të të ardhurave bruto kombëtare të bllokut. Të katër vendet kanë debatuar për një shumë më të vogël pas largimit të Britanisë nga BE.

PËRGJIGJU