Si të bëni në shtëpi akullore me copa frutash

0

 

Akulloret e përgatitura në shtëpi s’kanë qenë kurrë kaq të thjeshta. Siç mund ta shihni në vijim, ju duhen pak minuta punë dhe disa orë pritje.

Në fillim duhet të zgjidhni një enë mbajtëse ku do të hidhni përbërjen. Përgjithësisht preferohen kupa të gatshme, por mund të përdorni edhe enë të tjera, rezistente ndaj temperaturave të ftohta.

Në blender, vendosni copa frutash sipas dëshirës. Mund të shtoni qumësht lope, qumësht kokosi pa sheqer ose edhe ujë të gazuar, mjaltë, vanilje etj., në varësi të dëshirës.

Disa nga kombinimet më të shijshme të frutave, sipas Well & Good, janë:
– manaferra dhe limon
– mjedër dhe pjeshkë
– shalqi dhe kivi
– pjepër dhe qitro
– luleshtrydhe dhe pjeshkë
– kivi dhe mango

Më pas, vendosni enët me lëngun e frutave të grira në frigorifer në zonën e ngrirjes dhe prisni të paktën tri orë përpara se t’i konsumoni. Për një rezultat më të mirë, lërini një natë.

PËRGJIGJU