Ranillug: Ndalet kontrabanduesi i 100 arkave me birra nga Serbia

0

 

Ndërkaq, me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, bëhet e ditur nga burimet policore.

Policia e Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, ka ndaluar një shtetas të Republikës së Kosovës, në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut, i cili po tentonte për të kontrabanduar 100 arka birra, përmes rrugëve ilegale.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të njejtin e kishin hasur duke kaluar kufirin nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, përmes rrugëve ilegale me traktor ku kishte të ngarkuar 100 arka me birra.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, bëhet e ditur nga burimet policore./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU