Gjilan: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj

0

 

Dhuna fizike ishte shpërfaqur pas një mosmarrëveshje dhe fjalosjeve verbale mes bashkëshortëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës nga Rajoni i Gjilanit është raportuar për një rast të dhunës në familje. Lidhur me rastin për Agjencionin e Lajmeve “GJILANI.INFO”, Togeri, Ismet Hashani, zëdhënës rajonal, konfirmoi se dhuna familjare ka ndodhur në Gjilan.

Sipas tij, bëhet e ditur se dhuna fizike ishte ushtruar ndaj një gruaje, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosjeve verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj. Të përmendurit thuhet se i përkasin nacionalitetit shqiptarë dhe se janë shtetas të Republikës së Kosovës.

“Gruaja e sulmuar fizikisht është detyruar për kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore, Emergjencë të Gjilanit, kurse i dyshuari eshte arrestuar nga Policia e Kosoves e Stacioni Policor në Gjilan nga e cila edhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, tha zëdhënësi Hashani.

Gjithashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është  vendosur masa e ndalimit policor prej 48 orësh, rast ky i cili edhe i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU