Tuesday, July 14, 2020
Daut Haradinaj uron Luanin për diplomimin në FSK

Daut Haradinaj uron Luanin për diplomimin në FSK

0

 

Sot, në Kazermën “Adem Jashari”, kanë diplomuar 15 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020.

Mes të diplomuarve të rinj, është edhe Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka uruar diplomimin Luanit.

“Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, prezent ishin shumë personalitete të ndryshme publike.

PËRGJIGJU