Drejtoresha e Shëndësisë dhe Mirëqenies Sociale takon përfaqësuesin e Agjencisë turke TIKA

0

 

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi dhe zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, janë takuar me koordinatorin e agjencisë turke TIKA në Kosovë, Hasan Burak Ceran.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Drejtoresha e DSHMS Zaimi Krasniqi, ka falënderuar koordinatorin e TIKA-s për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Falënderoj agjencinë turke TIKA dhe koordinatorin e saj z.Hasan Burak Ceran për bashkëpunimin dhe shpresoj që përpjekjet tona për bashkëpunime tjera të përbashkëta do të vazhdojnë edhe me koordinatorin tjetër që do vije pas z.Ceran”, tha ajo.

Gjithashtu, Drejtoresha e Shëndetësisë uroi koordinatorin e TIKA-s për detyrën e re dhe për pasardhësin e tij që do ushtroj funksionin në Kosovë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU