Qeveria Hoti deklarohet për aktakuzën ndaj Presidentit

0

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka folur për aktakuzën e Speciales për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.

Para ministrave, kryeministri Hoti ka thënë se Kosova do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve që ka si shtet.

Lexo Edhe: Pritjet e mëdha të Kosovës nga Gjermania, Heldt: S’do të bëjmë mrekulli, por do të punojmë shumë

“Ne mbesim me qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pastër dhe nuk mund të gjykohet”, tha ai.

Ai ka thënë se e vlerësojnë parimin e prezumimit të pafajësisë përderisa nuk ka ndonjë vendim përfundimtar të Gjykatës.

“Ne e vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë për  prezumimit të pafajësisë për secilin për derisa nuk kemi një vendim përfundimtar të Gjykatës, Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese ndërkombëtare që ka si shtet”, tha Hoti./GazetaExpress/

 

PËRGJIGJU