Në Zurih punonjësja e kopshtit zoologjik vritet nga një tigër

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zurih, ku një punonjëse e kopshtit zoologjik, është vrarë sot nga një tigër siberian, të njohur ndryshe si ‘Amur’.

Gruaja 55-vjeçare vdiq në vend pas sulmit nga tigri me gjithë përpjekjet për shpëtimin e saj.

Qendra e emergjencës së kopshtit zoologjik mori mesazhin se një punonjëse ishte sulmuar nga kafshët në seksionin e tigrave rreth orës 13:20.

“Grupi shkoi menjëherë në vendngjarje. Ata ia dolën ta joshnin tigrin e quajtur Irina, të largohej nga kujdestarja, drejt vendqëndrimit të tij,” – thuhej në deklaratën e kopshtit, por pa sqaruar se përse punonjësja ndodhej në ambient në të njëjtën kohë me tigrin, transmeton oranews.

Tigri siberian është felini më i madh dhe femrat peshojnë deri në 185 kilogramë.

Ata janë një specie e rrezikuar dhe kanë një popullatë totale prej disa qindra. Gjuetia ilegale është kërcënimi kryesor ndaj popullatës së tyre.

PËRGJIGJU