Rashica sot zhvillon ndeshjen e fundit me Werderin, ylli i Kosovës synon të lë gjurmë para largimit

0

 

Miliot Rashica do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Werder Bremen.

Reprezentuesi kosovar do të largohet gjatë afatit kalimtar veror, por para se të ndodh një gjë e tillë ai ka një mision.

Misioni i Rashicës është që ta shpëtoj Werderin nga rënia në Bundesliga 2 dhe për këtë i nevojitet fitorja në udhëtim.

Werder Bremen përfundoi në vendin e 16-të në Bundesliga teksa tani shpëtimin po e kërkon përmes ‘Play-Out’-it.

Milot Rashica. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)

Në ndeshjen e parë Werder Bremen u ndal në barazim 0-0 nga Heidenheim dhe tani gjithçka do të vendoset në takimin e kthimit.

Takimi mes dy skuadrave pritet të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin Voith-Arena të Heidenheim.

Rashica me shok synojnë fitoren për ta shpëtuar Werderin, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi vendasit duan të shkruajnë historinë.

Werder Bremen. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images)

Ky klub asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Bundesligës dhe synon që me një fitore eventuale ta bëjë këtë gjë për herë të parë në histori.

Gjithsesi sa i përket Rashicës, ky takim do të jetë i fundit me fanellën e Werderit, pasi raportohet se ai do t’i bashkohet RB Leipzig pas kësaj ndeshje. /Telegrafi/

PËRGJIGJU