Borgji pikënisje e një përleshje dhe lëndimi trupor në Berivojcë të Kamenicës

0

 

Policia e Kosovës në Kamenicë është informuar për një incident në fshatin Berivojcë të kësaj komuneje.

“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se paraprakisht personi i sulmuar, shqiptar dhe shtetas i Kosovës kishte pasur një bisedë telefonike me personin e dyshuar poashtu shqiptar dhe shtetas i Kosovës lidhur me një borxh”, thotë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë nga Rajoni i Gjilanit.

Njoftohet se ndërkohë të njejtit të jenë takuar dhe gjatë bisedës që kishin, ka filluar edhe përleshja mes tyre, ku në këtë përledhje ishte përfshirë edhe babai i personit të dyshuarit, i cili ka goditur personin e sulmuar me një brisk duke i shkaktuar lëndime trupore për çka edhe posedohet raporti mjekësor.

“Pas procedurave ligjore të intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga personat e dyshuar është ndalur në mbajtje për 48 orë, kurse tjetri është liruar”, thotë Hashani.

Ndërkaq, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore, rast ky i cilësuar si “Lëndim i lehtë truporë”./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU