1.64 milionë shtetas shqiptarë jetojnë në diasporë

0

 

Sipas studimeve konkrete dhe vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë.

Sipas statistikave nga INSTAT, është bërë e ditur se deri në fund të vitit 2019, sipas studimeve konkrete dhe vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë shtetas jashtë vendit ose kthyer në përqindje rreth 36 për qind e shtetasve shqiptarë gjithësej, shkruan albinfo.ch.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, ka prezantuar misioni në qendër të punës së kësaj strukture, si dhe raste të shumta suksesi nga bizneset shqiptare në Diasporë, që sot mbajnë poste të mira.

Sipas raportit të shtetasve në diasporë thuhet se shumica e tyre jetojnë në Evropë, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë, pastaj në Mbretërin e Bashkuar dhe SHBA, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se shtetasit nga Shqipëria me numër më të madh jetojnë dhe veprojnë në Itali dhe Greqi, ku sipas raportit thuhet se përqindja më lartë e shqiptarve nga Shqipëria që jetojnë në Itali dhe Greqi janë rreth 70 për qind.

Nga ana tjetër, kosovarët në numër më të madh jetojnë në shtete më të zhvilluara Evropiane shkruan albinfo.ch.

Sipas Agjensië së Statistikave të Kosovës emigrimi i shqiptarve sipas shtetve kryesore të destinacionit, të shprehura në përqindje janë dhjetë shtete kryesore. Gjermania zotëron përqindjen më të madhe me rreth 35.25%, Zvicra me 22.94%, e përcjellur nga Italia, Austria, Suedia, SHBA-të, Franca, Britania, Belgjika dhe Sllovenia, shkruan albinfo.ch.

Kujtojmë se edhe në vitin 2018 është është kryer në studim mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara për numrin e shqiptarve në diasporë.

Sipas të dhënave, numri i shqiptarëve në Diasporën e re në vitin 2018 llogaritej të jetë rreth 1.6 milion, e thënë ndryshe, 36 % e shtetasve shqiptarë jetojnë vetëm jashtë Shqipërisë.

Ky publikim është kryer në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale. /Albinfo.ch.

PËRGJIGJU