Për një javë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku në Rajonin e Gjilanit

0

 

Statistikat zyrtare të Policisë Rajonale të Gjilanit bëjnë me dije se për një javë në Rajonin e Gjilanit janë evidentuar 39 raste incidentesh si dhe janë arrestuar e ndaluar 20 persona që kanë ra ndesh me ligjin.

Nga ana tjetër, statistikat zyrtare të kësaj policie vënë në dukje edhe 17 aksidente trafiku po për të njejtën javë, prej tyre 8 syresh me lëndime, kurse tjerat me pasoja materiale.

Gjithashtu statistikat njoftojnë edhe për shqiptimin e 735 tiketave gjobitëse për mosrespektim të rregullave apo shkelje te dispozitave ligjore në komunikacion./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU