Gjilan: Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij

0

 

Të martën, aty rreth orës 00:06, në shtëpinë e tij, e cila gjendet në rrugën “Muharrem Ibrahimi” të qytetit në Gjilan është gjetur i vdekur një person, bëhet e ditur nga raporti i Policisë së Kosovës.

Sipas të njejtit raport thuhet se personi në fjalë është gjetur në shtëpinë e tij, pa shenja jete.

Policia e Kosovës pasi ka marrë informacion për rastin bashkë me ekipin e Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast edhe e kanë konstatuar vdekjen e tij, njofton raporti i policisë

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU