Kurtishaj: Qeveria e Kosovës urgjentisht të mbështes sektorin privat

0

 

Që nga shfaqja e pandemisë Covid19, në Kosovë, sektori privat është dëmtuar shumë dhe nuk është përkrahur sa duhet për të qëndruar në këmbë. Për të rikthyer në normalitet ekonominë e Kosovës, qeveria e vendit duhet që urgjentisht përmes stimulimit të mbështes sektorin privat.

Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj,  ka thënë se nuk duhet pritur shumë, por duhet të ndërmerren hapa që do të jenë në shërbim të zhvillimit të ekonomisë.

“Tani jemi në këtë kohë, ku shumë biznese rrezikojnë mbylljen, kjo do të jetë një goditje e madhe jo vetëm për të punësuarit, por edhe të vete buxhetit të shtetit, i cili mbushet nga vet sektori privat. Pra me një fjalë të gjitha partitë politike, pa dallime duhet të ulen dhe të gjejnë forma për mbështetje”, theksoi ai.

Kurtishaj vlerësoi se deri më tani edhe pse janë marrë veprime e vendime, qoftë nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga z.Kurti, qoftë nga qeveria e tanishme e udhëhequr nga Z.Hoti, biznesi privat nuk është mbështetur sa duhet.

“Pra duhet të kemi mbështetje direkte, edhe për bizneset edhe për punëtorët. Mbështetja prej 170 euro është një ndihëm solide dhe nuk është sa duhet, çka të bëj punëtori me 170 euro, ku është një mbështetje shumë e vogël”, theksoi ai.
Sipas tij Kosova duhet të marrë model edhe vendet e rajonit, apo edhe vendet e tjera. “E dimë që Kosova nuk ka shumë kapacitete të mëdha financiare për të mbështetur bizneset sikur ato vende që janë të zhvilluara, por njëra ndër format është edhe mbështetja përmes kredive me norma të ulëta. Tani jemi në një situatë kur disa sektor janë në gjendje të rëndë financiare për shkak të mbylljes për disa muaj. Ne si Odë Ekonomike e Kosovës, jemi kërkojmë sa më shpejt të merren hapa dhe të mos vonohemi. Edhe rritja e borxhit publik, është njëra ndër mundësitë që të rritet qasja në fonde qeveritare përmes formave të ndryshme”, deklaroi ai.

PËRGJIGJU