Gjilani pret rezultatet e 100 mostrave për COVID-19

0

 

Komuna e Gjilanit mund të ketë shtim të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Kryetari Lutfi Haziri ka thënë janë në pritje të rezultateve të 100 mostrave për COVID-19.

“Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i kemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID-19”, ka shtuar ai.

Haziri ka apeluar qytetarët për kujdes e distancë sociale, pasi që vetëm bashkërisht mund të mposhtet kjo sëmundje e rrezikshme që ka prekur pothuajse të gjithë botën.

PËRGJIGJU