Nga Gjermania, Rashica te kampioni i Premierligës!

0

 

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, tha për “Kicker” se kanë filluar bisedimet për transferimin e Milot Rashicës në Liverpool.

Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e Werder Bremen. Sulmuesi anësor dha ndihmën e tij që skuadra gjermane të qëndronte në Bundesliga dhe tani bëhet gati për hapin e madh.

“Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës. Jemi në bisedime me një klub dhe duhet të supozojmë se ai nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Gjithsesi nuk do ta shesim nën vlerën e tij. Askush nuk është në shitje, por një ose dy titullarë do të largohen”, ka deklaruar Baumann.

“Der Spiegel” poashtu raporton se Liverpooli ka qenë i lidhur fort që nga marsi rreth transferimit të Rashicës, transmeton Olle.

Werder Bremen arriti të ruajë statusin e tyre në Bundesligë pasi mposhti skuadrën e Bundesligës 2 Heidenheim, me dy golat si musafirë ne ndeshjet e “play off”.

Prandaj, klauzola e blerjes e Rashica mbetet në rreth 33 milionë funte. Megjithatë, ai mund të largohet për më lirë, për shkak të financave të kufizuara nga pandemia globale.

Kampionët e Premier League Liverpool mund ta shohin Rashica si një lojtar me potencial të madh. 24-vjeçari mund të luajë në krah apo qendror pas një sulmuesi.

“Reds” mund të kenë fituar titullin në këtë sezon, por Jurgen Klopp do të kërkojë përmirësime dhe mbështetje për Mo Salah dhe Sadio Mane.

Përvec Liverpoolit, për Raschicën kanë shprehur interesim edhe skuadra si Leipzig, Milan dhe së fundmi mjaft e interesuar është edhe Wolves.

PËRGJIGJU