Vizitohen punimet e ndërtimit të trotuareve në rrugën Viti-Mogillë dhe Sadovinë të Muhaxherëve

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit të fshatinë Sadovinë të Muhaxherëve por edhe në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës që lidhë Vitinë me Komunën e Kllokotit, përkatësisht me fshatin Mogillë.

Me këtë rast ai theksoi se siguria në komunikacion është prioritet për komunën e Vitisë në veçanti për këmbësorët.

Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon me projekte të shumta në të gjitha lokalitetet dhe atë në fushat e ndryshme me qëllim që qytetarët e kësaj komune të kenë kushte sa më të mira./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU