Shtëpitë nëntokësore në të cilat pasanikët amerikanë po fshihen nga Covid19

0

 

Apartamenti më i lirë në SHBA në bunkerin luksoz nëntokësor që garanton pesë vite mbijetesë, pas një shpërthimi të mundshëm socio-ekonomik në botë pas COVID-19, kushton hiq më pak se një milion dollarë, derisa variantet edhe më luksoze kushtojnë tri herë më shtrenjtë.

Çmimi i mirëmbajtjes së apartamentit në bunkerin nëntokësor kushton 2.500 dollarë për një vit, përfshirë internetin, municionin, ujin dhe rrymën.

Kompania “Survival Condo”, ofron apartamente në bazat e braktisura ajrore nga të cilat dikur lëshoheshin edhe raketat. Bëhet fjalë më saktësisht për bazën “Atlas F”, e cila gjatë shekullit të kaluar u ndërtua nga inxhinierët e korpusit të ushtrisë amerikane dhe gjendet në zonat rurale të SHBA-ve.

Sistemi raketor nëntokësor ku dikur qëndronin bombat bërthamore ndërkontinentale, sot shërben si strehimore brenda të cilës gjenden apartamentet në një thellësi prej 200 metrave dhe mund të akomodojnë 70 banorë.

PËRGJIGJU