KKMSh në Viti : Masat e reja mbrojtêse po zbatohen si duhet

0

 

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSh) i Komunës së Vitisë ka konstatuar, sot, se gjendja aktuale epidemiologjike në Komunën e Vitisë është nën kontroll. Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, tha se po vazhdon koordinimi edhe me mekanizmat tjerë relevantë si dhe po përcillet gjendja shëndetësore e të prekurve me virus, por edhe nevojat që kanë familjet e izoluara.

Ai tha se masat mbrojtëse po vazhdojnë të praktikohen, në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtutjeshme e infektimit.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se deri tani nuk kanë problem dhe masat e reja të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë duke u zbatuar. Sipas tij, qytetarët po i mbajnë maskat mbrojtêse dhe distancën shoqërore.

Poashtu edhe bizneset e gastronomisë po e respektojnë orarin e ri të punës në pajtim me vendimin e Qeverisë. Kapiten Halili tha se janë në koordinim të plotë me inspektoratin. Ai është optimist se pas masave të ndërmarra, gjendja do të ndryshojë për të mirë.

Kryetari Haliti falënderoi qytetarët dhe bizneset për disiplinën dhe i luti qê të vazhdojnë të sillen në pajtim me masat në fuqi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU