Edhe një rast i ri me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

0

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga mostrat e marra në Komunën e Kamenicës një person ka rezultuar pozitiv.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati duke treguar për rastin e ri, ka kërkuar nga qytetarët që të mbajn distancë dhe të përdorin maska.

“Edhe një rast i ri me COVID-19 në komunën tonë. Bilanci me COVID-19: 65 raste të identifikuara, 46 të shëruar, 19 raste aktive”, tha Kastrati.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 65, 46 të shëruar dhe 19 raste janë aktive.

Mbajtja e maskës është një prej rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit, andaj respektojeni!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU