Rendimentet e grurit në komunën e Vitisë, sivjet janë të kënaqshme

0

 

Drejtoresha e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, së bashku me stafin e saj, ka qëndruar sot në fshatin Skifteraj, ku edhe ka përcjëllur nga afër fushatën e korrje-shirjeve në këtë lokalitet.

Ajo me këtë rast, ka bashkëbiseduar me autokombajnerët, nga të cilët u njoftua me procesin e korrje shirjeve, ndërkaq u shpreh e kënaqur me rendimentet e sivjetme të grurit.

Gjithashtu, drejtoresha ka potencuar se Drejtoria që udhëheq ajo, në koordinim me Institucionet komunale, si dhe Organizatat e ndryshme, do të vazhdoj të mbështes projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e bujqësisë dhe fushë veprimtarive të tjera./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU