“Unë jam mbretëresha e tortave me shqiponja dykrerëshe”

0

 

“Mijëra veta e kishin ndarë foton e tortës time për jubileun e Pavarësisë së Kosovës në mediat sociale. Në mesin e tyre ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Më quanin `Marigonë`…”

Pas një kohe problematike gjatë së cilës Mirdita Thaqi kishte humbur pothuajse gjithçka, si në aspektin privat ​​ashtu dhe atë profesional, ajo ka bërë përpjekje për t`u ngjitur sërish në majë. Armët e saj: tortat dhe ëmbëlsirat tjera.Mirdita “Miri” Thaqi (38 vjeçe) lëviz me ritmin e këngëve shqiptare, tek filmon veten. Zvicerano-shqiptarja 1.63 3 gjatë, ua prezanton me krenari mbi 92.000 ndjekësve të saj në instagram tortat e saj shtëpiake – përfshirë edhe ëmbëlsirat tjera .

“Asnjëherë nuk kam menduar që kaq shumë njerëz do të interesohen për punën time”, thotë Miri në videon që për portalin e gazetës “20 minuten”e ka realizuar gazetarja shqiptare e këtij mediumi, Qëndresa Llugiqi.

Një vështrim i ndjekësve të saj tregon se shumica janë shqiptarë nga Zvicra. “Unë jam mbretëresha e tortave me shqiponja dykrerëshe shqiptare. Por, sigurisht, unë nuk gatuaj vetëm për shqiptarët”, thotë ajo. Më tutje Miri thekson se uvetia që e dallon atë si shqiptare është krenaria, ndërsa një tipar zviceran i saj është se ajo është e vetëdishme për të drejtat që i takojnë dhe lufton deri në fund për to, transmeton albinfo.ch.

Një burrë zviceran kishte porositur tortën më të çuditshme dhe qesharake tek ajo: “Ai donte që unë të gatuaja një tortë në formë të prapanicës së të dashurës së tij. Ajo ishte më pak e entuziazmuar me këtë ide, por burri kishte kafshuar me kënaqësi atë tortë”.

Miri preferon të pjekë ëmbëlsira që kanë një sfond emocional. Një të tillë e kujton kur një burri kishte treguar përmes një torte i kishte treguar lajmin se do të bëhej baba pas shumë vitesh martesë. “Ai qante, unë qaja. Dhe kjo vazhdoi për disa minuta”.

2Mbretëresha”shfaqet e fortë, e pavarur dhe e lumtur, ndërsa ajo kujton në një tryezë prezantimesh në dhomën ekspozuese të kompanisë së saj “Miri from mybaguette”. Por nuk ishte gjithmonë kështu… Ajo rrëfen për martesën e saj të pafat dhe ndarjen nga ish bashkëshorti, përcjell albinfo.ch. “Kujtimi i vetëm i bukur nga ajo kohë është djali im tashmë 15 vjeçar”, thotë ajo.

Tek flet për ndarjen dhe pavarësimin e saj duke dalë në banesë të veten, Miri shprehet: “Kur ​​u futa brenda, kisha mundësi të blija vetëm një qilim. E shtrova në mes të dhomës së ndenjes, u ula atje, qesha dhe qava, ndjeva trishtim dhe lumturi në të njëjtën kohë. Hidhërim sepse kisha humbur kaq shumë vite dhe lumturi sepse më në fund isha e lirë dhe mund të isha vetja.

Kjo ishte në vitin 2018 – ndoshta gjëja më e vështirë në jetën e saj deri më tani. “Ish shefi im pësoi një sulm në zemër në atë kohë, dhe ndonëse ai mbijetoi, ne u desh të mbyllnim biznesin tonë” baguette “pas shumë vitesh.” Në vend që të hiqte dorë, floktarja e kualifikuar filloi të piqte ëmbëlsira në shtëpi. Mbi të gjitha, ajo arriti të katapultonte nga asgjëja në “lartësitë e Olimpit një tortë shumë specifike. “Unë në të vërtetë doja të piqja një tortë për përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës…”, thotë Miri, transmeton albinfo.ch. Kishte punuar deri vonë atë natë. Pak para se të shkonte në shtrat, kishte vënë në instagram fotografitë e tortës së saj.

“Të nesërmen në mëngjes kur ​​shikova celularin, nuk munda t’u besoja syve të mi. Mijëra veta e kishin ndarë foton me tortën time në mediat sociale. Në mesin e tyre ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”. “Tri ditë me radhë telefoni im nuk ka pushuar nga pëlqimet. Më quanin `Marigonë`, duke iu referuar figurës së shqiponjës në tortë”.

Ndërkohë, M. iri është bërë e njohur tashmë si një perëndeshë e tortave me shqiponjë. Sidoqoftë, suksesi i saj nuk e ka bërë mendjemadhe: “Unë punoj ditë e natë për suksesin tim dhe kam qëndruar me këmbë në tokë”. Qëllimi i saj i radhës është të botojë një libër të sajin për gatime, përcjell albinfo.ch. Por në sferën private? “Do të më pëlqente të kisha atë ndjesinë e veçantë të `fluturave në bark” që të shkakton prania e dikujt pranë teje. Por nuk mendoj se ka dashuri për mua. Ose ndoshta kam vetëm tortë në kokën time”, thotë Miri dhe qesh me gjithë zemër.

Linku në të cilin mund të shikoni videon

https://www.20min.ch/story/ich-bin-die-koenigin-der-doppeladler-torten-431801419714

PËRGJIGJU