Sot zhvillohet ndeshja Drita – Drenica

0

 

Java e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës i ka lënë shumë shpejt vend xhiros së 32-të e cila do të zhvillohet këtë mesjavë, teksa të dielën do të mbyllet përfundimisht kampionati.

Pas dy ndeshjeve në të cilat grumbulloi vetëm 1 pikë, barazimin ndaj Prishtinës dhe humbjen në derbi ndaj Gjilanit, Drita do të kërkojë të ruajë kreun me një fitore sot ndaj Drenicës në sfidën që do të zhvillohet në Gjilan. Për të shkuar në sfidën e fundit ndaj Ballkanit në Suharekë si kryesuese Drita duhet medoemos të marrë tre pikët ndaj formacionit nga Skënderaj. Misioni gjithsesi për skuadrën e Ardian Nuhiut nuk do të jetë i lehtë për vetë faktin pasi Drenica nuk ka siguruar ende mbijetesën dhe ndjen nga pas presionin e Trepça ’89 dhe me një humbje ndaj Dritës ekipi nga Skënderaj mund të ndihet i rrezikuar. Dueli mes Dritës dhe Drenicës do të nisë në orën 17:00.

PËRGJIGJU