Gjilani-Ballkani, ndeshje që s`bënë të kryhet baras!

0

 

Fitorja minimale e Dritës ndaj Drenicës ditën e martë, i detyron Gjilanin dhe Ballkanin të luajnë vetëm për fitore ndaj njëra-tjetrës në sfidën që do të luhet pasditen e sotme mes ekipit të Gentjan Mezanit dhe atij të Ismet Munishit në qytetin e Gjilanit. 

Nëse duan të kenë ende shanse në garën për titull dhe të luajnë deri në fund për fitimin e trofeut Gjilani dhe Ballkani duhet medoemos të marrin tre pikët në këtë duel. Gjilani me një fitore përballë Ballkanit do të siguronte kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm dhe kjo është një tjetër objektiv që kërkon të arrijë skuadra e Mezanit që vjen në këtë sfidë pasi ka mposhtur dy skuadrat e tjera pretendente për titull, Prishtinën dhe Dritën. Përveç supersfidës Gjilani-Ballkani, edhe dy sfida të tjera të javës së 32-të të IPKO Superligës janë tejet interesante. Në kryeqytet do të luhet derbi mes Prishtinës dhe Flamurtarit, ndërsa në Drenas, Feronikeli pa asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon pret Trepça ’89 që lufton për të siguruar mbijetesën në elitë.

PËRGJIGJU