Drita futet në mesin e klubeve më të trofeshme në vend

0

 

FC Drita është shpallur kampion për herë të tretë në histori të klubit.

‘Bardhekaltërit’ u gëzuan pas barazimit të Gjilanit me Ballkanin (2-2) dhe filluan festën e madhe.

Pas titujve të fituar në edicionin 2002/03 dhe 2017/18, tashmë vjen edhe titulli për edicionin 2019/20.

Nga tre tituj kampioni kanë edhe Feronikeli dhe Besa e Pejës, ndërkohë me dhjetë trofe, FC Prishtina mbetet klubi më i trofeshëm në vend.

Përpos tre titujve të kampionit, FC Drita ka fituar edhe njëherë kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Gjilanasit do të kenë mundësi të shtojnë edhe një trofe tjetër në sirtar, derisa do të luajnë në finalen e Superkupës në muajin gusht, atje ku do ta pres fituesin e trofeut ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

PËRGJIGJU