Takimi Cakaj – Haziri: Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për Luginën

0

 

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Cakaj e ka falënderuar Hazirin për punën e tij të vyer në Komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës.

“Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë”, -shprehet Cakaj në një reagim në facebook.

Më tej, Cakaj tregon se në takimin e zhvilluar është diskutuar edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti.

“Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces”, shton ai.

Sipas ministrit, mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

PËRGJIGJU