Gjilani me 137 raste aktive me korona virus

0

 

Sot u mbajt takimi i radhës i QOE lidhur me situatën aktuale pandemike në komunën e Gjilanit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, nga Komuna e Gjilanit u konfirmuan edhe 14 raste të reja me COVID19.

Ndërsa, gjendja aktuale me COVID19 në komunën e Gjilanit është si në vijim: gjithsej raste pozitive deri më sot janë 393 sosh. Nga këto raste, të shëruar janë 245 raste, të vdekur kemi 11 persona, dhe raste aktive kemi 137.

Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit tha se aktualisht, Gjilani është në pritje të rezultateve të 67 mostrave të reja. Ndërkaq, numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID19 në Repartin e Infektivës në Gjilan është me 21 raste.

“Ju ftojmë që të bëni kujdes, duke i mbajtur rekomandimet e dhëna. Mbani maskën vazhdimisht, dhe krijoni higjienë të vazhdueshme bashkë me distancën sociale. Ta kurseni vetën tuaj, e sidomos të moshuarit nga ky virus. Vetëm duke i respektuar rekomandimet, mund të jem ata të cilët e luftojmë këtë virus, i cili gjendet në mes nesh”, ka thënë nënkryetari Ismajli./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU