Isufi: Komuna e Gjilanit bën kundëligjshëm një nënkryetar dhe një zëvendëskryesues për komunitete

0
Shkruan: Nevzad Isufi 
Ne, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Gjilanit, shpeshherë kemi tërhequr vërejtjen se në Kuvend po aprovohen vendime në kundërshtim me ligjin. Dhe kjo është dëshmuar disa herë pastaj edhe me vendimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilat kanë kërkuar që ato vendime të shfuqizohen e ndryshohen.

Kjo po bënë që ne vazhdimisht të kemi në trajtim tema- çështje të njëjtat në Kuvend, të cilat po na privojnë nga mundësia për t’u marrë me çështje tjera të radhës, shpeshherë shumë më të rëndësishme dhe më me peshë për vet qytetarët.

Edhe dje gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, sikundër që edhe në Komitetin për politikë dhe financa, kishim kërkuar që tërhiqen nga rendi i ditës, dy pika; ajo 2.1. Emërimi i Nënkryetarit të Komunës për komunitete dhe 2.2. Zgjedhja e zëvendëkryesuesit të Kuvendit të Komunës për nënkomitete, por anëtarët e Kuvendit nga pozita me satelitët e saj, me 16 vota për dhe 8 kundër, i lanë në rend dite pikën e parë dhe me 15 për dhe 8 kundër, lanë në rend dite edhe pikën e dytë.

Ne sqaruam anëtarët e Kuvendit e se pika 2.1. Emërimi i Nënkryetarit të Komunës për komunitete, është në kundërshtim me neni 61 të Ligjit nr. 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale dhe në kundërshtim me nenin 80 të statutit të Kuvendit të komunës, (shih nenet më poshtë);

LIGJI NR. 03/L-040

Neni 61

Nënkryetari i Komunës për Komunitete

61.1 Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete.

61.2 Nënkryetari për Komunitete do të emërohet për mandat të njëjtë si të kryetari.

61.3 Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë.

61.4 Nënkryetari për komunitete do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë.

61.5 Kur posti i nënkryetarit për komunitete mbetet i lirë, kryetari propozon nënkryetarin e ri, jo më vonë se tridhjetë ditë pas paraqitjes së postit të lirë sipas procedureave të paragrafit 3 të këtij neni.

61.6 Neni 59 i këtij ligji për konfliktet e interesit të kryetarit zbatohet mutatis mutandis për nënkryetarin për komunitete.

(sipas Statutit të Kuvendit komunal)

Nënkryetari i Komunës për Komunitete

Neni 80

1. Në Komunën e Gjilanit, të paktën 10% e qytetarëve që i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete. Nënkryetari për komunitete do të emërohet për mandat të njëjtë si të kryetarit.

2. Emërimi dhe shkarkimi i nënkryetarit për komuniteteve, propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit të Komunës, që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë.

3. Nënkryetari për komunitete do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për kryetarin lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë.

4. Kur posti i nënkryetarit për komunitete mbetet i lirë, kryetari propozon nënkryetarin e ri, jo më vonë se tridhjetë ditë pas paraqitjes së postit të lirë sipas procedurave të paragrafit 3 të këtij neni.

Ndërsa pika 2.2.Zgjedhja e zëvendëkryesuesit të Kuvendit të Komunës për nënkomitete është në kundërshtim me nenin 54 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 68 të Statutit të komunës. (shih më poshtë këto nene);

Neni 54

Zëvendëskryesuesi i komuniteteve

54.1 Në komunat ku së paku 10% e qytetarëve i takojnë komuniteteve joshumicë, posti i zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete rezervohet për përfaqësuesin e këtyre komuniteteve.

54.2 Postin e zëvendëskryesuesit të kuvendit të komunës për komunitete e mban kandidati përfaqësues i popullatës jo shumicë, që ka marrë më shumë vota në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje në kuvendin e komunës.

Zëvendës kryesuesi i komuniteteve
Neni 68

Në kuvendin e Komunës së Gjilanit, posti i zëvendës kryesuesit i takon komuniteteve jo shumicë. Postin e zëvendës kryesuesit të kuvendit të Komunës e mban kandidati përfaqësues i popullatës jo shumicë, që ka marrë më shumë vota në listën e kandidatëve për zgjedhje në kuvendin e Komunës së Gjilanit. Zëvendës kryesuesi i kuvendit të Komunës për komunitete i ushtron detyrat e tija në pajtim me nenin 55 të LVL.

Duhet shtuar se “përmendja” e Kryetarit pas 4 viteve të mëhershme në krye të komunës dhe 3 vite mandatit të fundit, që në vitin fundit të qeverisjes së tij me komunën, për të zgjedhur përfaqësues të komuniteteve në këto funksione, le shumë pikëpyetje. Kjo për faktin se ai e di saktë se të gjitha komunitete në komunën tonë përbëjnë vetëm 2.57% të popullsisë, që d.m.th. rreth 4 herë më pak, se sa parasheh Ligji për vetëqeverisjen lokale, por edhe statuti i komunës.

Është e mjerueshme që të gjithë, si Kryetari i komunës, Nënkryetari, si anëtarët e Kuvendit, që i kanë shumë të qarta ligjet bazike dhe përmbajtjen e neneve të lartëpërmedura dhe megjithatë, propozojnë dhe votojnë me shumicë, që ato të shpërfillen e shkilen?!!

Duke e parë këtë si dukuri të dëmshme, ne përfaqësuesit e LVV u bëjmë thirrje qytetarëve që të përcjellin përfaqësuesit e tyre, se si dhe sa në të vërtetë i përfaqësojnë ata dhe kujt i kanë falur besimin e tyre, por gjithashtu u bëjmë thirrje edhe anëtarëve të kuvendit, që me vetëdije shkelin dhe shpërfillin ligjet, të mos e bëjnë atë, sepse kjo është në kundërshtim me atë për çka ata janë të zgjedhur dhe në këtë mënyrë dëmtojnë interesim edhe të atyre që ata përfaqësojnë, pra qytetarët.

Për fat te keq (dikush mund ta marrë si fat të mirë personal) edhe të të gjithë neve në kuvend, por edhe të qytetarëve, disa nga anëtarët e Kuvendit janë shndërruar në një makinë votuese, madje u pengojnë të tjerët, të cilët duan të diskutojnë dhe që vendimet duan t’i marrin pas debatit e bazojnë në ligje e rregulla.

Kështu edhe dje në seancën e pestë, pika 2.2. Zgjedhja e zëvendëkryesuesit të Kuvendit të Komunës për komunitete, të propozuara nga Kryetari i komunës, u aprovuan me shumicë votash, përkundër faktit që këto përbëjnë shkelje ligjore sipas Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen lokale dhe në kundërshtim me Statutin e Kuvendit të komunës.

Dje paradoksale ishte, kur vet Kryesuesja e Kuvendit tha se gjithçka është e qartë sa i përket anës ligjore por po rikujtoj anëtarët e Kuvendit se përgjegjëse për interpretimin e ligjshmërisë së vendimeve të Kuvendit është MAPL-ja. Kjo sikur nënkupton që ne nuk kemi përgjegjësi për ligjet. Sa i përket interpretimit për të gjithë është e qartë, por kur ligjet janë aq të sakta e të qarta për të gjithë, pse ka nevojë të dërgohen në interpretim në MAPL?! Madje edhe sekretari kuvendit tha mund të sfidojmë edhe MAPL-ën.

Përpjekjen për ta arsyetuar emërimin e Nënkryetarit të Komunës, në thirrjen në Udhëzimin adiministrativ të MAPL nr. 2014/1 (ndonëse udh. Ad. nuk e zëvedndëson ligjin , por vetëm e plotëson atë) ua demantuam me vendimin e MAPL-ës, të datës 11.09.2019, i cili e anulonte në tërësi këtë udhëzim, (shih vendimin më poshtë;

Por kjo tregon diçka tjetër, që urdhëratë që vijnë nga Kryetari duhet zbatuar, edhe nëse ato janë në kundërshtim me ligjin. Kjo e vë në sprovë dinjitetin e anëtarëve të kuvendit por edhe vet Kuvendit. Mbase dikush ka shpresa që Ministritë dhe qeveria, si pa legjitimitet që janë, do të marrë edhe vendime e bëjë interpretime, sipas qejfeve të dikujt. Mbase edhe kjo është e mundshme?!

Natyrisht, pikat e lartë përmendura ne i kundërshtuam, jo pse kanë lidhje me këtë apo atë komunitet dhe as me emrat konkret, por vetëm për shkakun se janë në kundërshtim me ligjin.

Për fat të keq, ne si anëtarë të Kuvendit për këto shkelje ligjore, nuk mund të kërkojmë intrerpetim ligjor nga përfaqësuesi i zyrë ligjore në komunë, sepse që nga vdekja e z. Matoshit nga janari i vitit 2019, asnjëherë nuk e kemi pasur të pranishëm në Kuvend zyrtarin ligjor, përkundër kërkesave të shpeshta që kemi bërë. Po ashtu e dimë se ata kanë zgjedhur apo emëruar një të tillë, si duket vetëm për formalitet, prandaj del se të gjitha interpretimet ne duhet t’i marrim nga MAPL-ja.

Pra, në seancën e kuvendin të djeshëm, përpos që më parë ishin përcaktuar për shkelje të ligjeve dhe për zgjedhjen e personave të caktuar që më parë, bënë edhe një shkelje tjetër, sepse ne si anëtarë të kuvendit nuk kishim material as ndonjë arsyetim e as propozimvendimin për emërim të Nënkryetarit nga komunitet dhe as propozimvendimin për zgjedhje të Zëvendëskryesuesit të komunës për komunitete. Pra, ata u emëruan dhe zgjodhën përmendësh me të gjitha shkeljet e mundshme.

Për mua, por edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të përfaqësosh qytetarët është parasë gjithash përgjegjësi por edhe privilegj, por nganjëherë rrethanat e krijuara të bëjnë të ndjehesh tepër keq, ngase misionin tënd të çartë e korrekt ta pamundësojnë të tjerët, në emër të “legjitimitetit” të shumicës. Por ne asnjëherë nuk do të ndalemi për të kundërshtuar atë që është e padrejtë dhe e pa ligjshme, qoftë edhe kur mbetemi të vetëm në mbrojtje të tyre.

/Autori është shef i grupit të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes dhe Kryetar i kësaj Lëvizjeje në Gjilan/

PËRGJIGJU