Musliu: Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm

0

 

Kryetari i LPD-së në Bujanoc Shqiprim Musliu ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar për qytetarët e Luginës për të hyrë në Kosovë.

Ai ka shkruar se “Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim”, përcjell presheva.com.

Postimi i plotë:

Pas situatës së krijuar në lidhje me moslejimin e kalimit të qytetarëve të Luginës në Kosovë, e kemi konsideruar veten të obliguar të interesohemi maksimalisht deri në sqarimin e plotë të situatës. Me këtë rast, e kemi parë të udhës që të dalim në pikëkalimin te Dheu i Bardhë, për të marrë informacione rreth kësaj situate. Na konfirmuan se vendimi i qeverisë do të interprerohet drejtë dhe qytetarët e Luginës do të lëvizin lirshëm pa ndonjë kufizim.

PËRGJIGJU