Roli i burimeve njerëzore në vendin e punës

0

 

Kultura e kompanisë është besimi, qëndrimet, vlerat dhe sjelljet që karakterizojnë mënyrën se si bashkëveprojnë punonjësit e kompanisë me njëri-tjetrin. Departamenti i burimeve njerëzore (BN) luan rol kryesor në vendosjen e tonit kulturor të një kompanie. Punonjësit mund të marrin sugjerimet e tyre se si t`i bëjnë punët e tyre nga BN nga momenti kur kompania i punëson ata.

Departamenti i burimeve njerëzore duhet të modelojë se si dëshirojnë të veprojnë departamentet e tjera dhe punonjësit për të krijuar sa më shumë një kulturë pozitive në vendin e punës. Dy nga funksionet kryesore të burimeve njerëzore janë tërheqja dhe mbajtja e profesionistëve me cilësi të lartë, si dhe kultura që ata promovojnë në kompani ndikon në vendin e punës. Departamenti i burimeve njerëzore ka funksione të rëndësishme brenda një kompanie, ndër to janë:

Publikimet

Një nga funksionet kryesore të BN është të punësojë. Kur ata shkruajnë dhe shpërndajnë përshkrimet e punës, forma në të cilin ata realizojnë përshkrimet mund të ndikojë se si ndihet një kandidat i mundshëm për kompaninë.

Përshkrimi jep një ndjenjë për mënyrën e organizimit të strukturës dhe kulturës së kompanisë. Literatura të tjera në lidhje me kompaninë që departamenti i Burimeve Njerëzore boton ndikon në pikëpamjet e publikut për kompaninë dhe ngritjen e reputacionit.

Komunikimi

Departamentet e burimeve njerëzore që nuk bisedojnë me menaxherët dhe punonjësit e tyre rregullisht, por thjesht lëshojnë direktiva dhe politika pa u këshilluar me askënd, rrezikojnë të përhapin një ndjenjë negative në të gjithë kompaninë. Prandaj, duhet të ekzistojë komunikim i duhur dhe pa dallime në mes të BN dhe stafit të kompanisë.

Transparenca

Kur një departament i burimeve njerëzore është transparent dhe me qasje pozitive ndaj stafit, kësisoj ndihmon punonjësit të ndjehen të relaksuar dhe më të motivuar për punë, si dhe t’i drejtohen stafit të burimeve njerëzore lehtësisht kur kanë probleme në lidhje me punën.

Çelësi për një organizatë të suksesshme është një kulturë e bazuar në një grup besimesh të mbajtura fort dhe të mbështetura nga strategjia dhe struktura. Kur një organizatë ka një kulturë të fortë, edhe punonjësit e dinë se si menaxhmenti i lartë dëshiron që ata t’i përgjigjen çdo situate, si dhe e dinë që do të shpërblehen për demonstrimin e vlerave të organizatës.

Burimet njerëzore kanë një rol thelbësor në përjetësimin e një kulture të fortë, duke filluar me rekrutimin dhe përzgjedhjen e aplikantëve që do të ndajnë besimet e organizatës dhe do të lulëzojnë në atë kulturë. BN gjithashtu zhvillon programe të orientimit, trajnimit dhe menaxhimit të performancës që përshkruajnë dhe forcojnë vlerat thelbësore të organizatës. Ato po ashtu sigurojnë që shpërblimet dhe njohjet e duhura të shkojnë për punonjësit që mishërojnë me të vërtetë vlerat./AkademiPune/

PËRGJIGJU