ShHB “Bereqeti” dega në Gjilan ndihmon jetimët dhe shurdhmemecët

0

 

Shoqata Humanitare Bamirëse (ShHB)“Bereqeti” dega në Gjilan ndihmoi 60 familje me jetim dhe 20 familje nga shoqata e Shurdhmemecëve, ka njoftuar Agim Hyseni, sekretar i KBI në Gjilan, njëherit edhe koordinator i shoqatës në fjalë.

“Në prag të fetstës së Kurban Bajrami, SHHB ” Bereqeti ” dega në Gjilan dhe Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmuan 60 familje me jetim në prag të fetës së Kurban Bajramit”, ka thënë ai.

Sipas tij, pakot ushqimore përmbanin gjërat më elementare për sofrën e Bajramit duke ia shtuar kësaj pakoje edhe një thes miell dhe pije freskuese, pako këto që ishin donacion i organizatës prodhuese “FLUIDI” në Gjilan.

Gjithashtu janë ndihmuar edhe 20 familje të tjera, të rigjistruar në Shoqatën e Shurdhmemecëve në Gjilan, thuhet në vazhdim.

“Vlenë të theksehet se familjet me jetim u ndihmuan edhe me nga një dhuratë modeste për festën e bajramit (20€) të cilat ishin te ardhura nga bashkëatdhetaret tane nga Zvicra Arlind Isufi, Adem Selmani, Hyrije Rrahmani dhe Selver Ibrahimi nga Norvegjia”, ka thënë Agim Hyseni, koordinator i ShHB ” Bereqeti”, dega në Gjilan./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU