Valon Berisha: Kur flas për Kosovën, flas me shumë zemër

0

 

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Kombëtarja e Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Vera në RTK”, Berisha në mes të tjerash ka treguar një moment të tmerrshëm në karrierën e tij.

“E kam pasur një moment, isha 20-vjeçar në Norvegji, nisa të ushtroj në Elfsborg. Pësova lëndim, lëndova ligamentet kruciale, në atë moment, më shkoi mendja se përfundoi futbolli”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq, duke folur për atdheun, ai ka thënë se emocionohet sa herë vjen në Kosovë. “Kur flas për Kosovën, flas me shumë zemër, kam qenë kudo në botë, por si Kosova nuk ka. Mezi pres të vijnë pushimet e të jem në Kosovë”, theksoi Berisha.

Ai tutje ka zbuluar edhe talentin e tij për muzikë, profesion të cilin do ta bënte në rast se nuk do të ishte futbollist.

“Nëse nuk do të isha futbollist, do të merresha me muzikë. Kur jemi me Kombëtaten, nganjëherë këndoj unë”, ka thënë Valon Berisha, i cili gjatë kësaj vere u transferua në skuadrën franceze, Reims, aty ku luan edhe Arbër Zeneli.

Valoni ka treguar skuadrën e preferuar dhe kampionatin, i cili e tërheq më së shumti.

“Skuadra që preferoj është Barcelona, por liga që më tërheq më së shumti është Premierliga”, ka nënvizuar Berisha.

 

PËRGJIGJU