84 mjekë nga Bujanoci dhe Presheva shprehin interesim për specializim në Republikën e Kosovës

0

 

84 mjekë nga Bujanoci dhe Presheva shprehin interesim për specializim në Republikën e Kosovës në fushën e mjekësisë së përgjitshhme dhe stomatologjisë

Pas njoftimit të Administratës komuna të Buajnocit lidhur me ftesën për mjekët e interesuar që dëshirojnë të vazhdojnë specializimin në Republikën e Kosovës në adresë të shefit të kabinetit të kryetarit të komunës gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 24 mjekë nga komuna e Bujanocit që kanë shprehur interesim për specializim, ndërsa numëri i përgjitshhëm nga dy komunat Bujanoc dhe Preshevë është gjitshej 84 mjekë.
Sipas Sali Salihut shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujancoit lista me 84 emra iu është dërguar Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës Armend Zemaj rreth ndarjes së kuotave për specializime në fushën e mjekësisë së përgjitshhme dhe stomatologjisë.
Ditë më parë kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes një shkrese zyrtare iu është drejtuar ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës rreth ndarjes së kuotave për specializime në fushën e mjekësisë së përgjitshhme dhe stomatologjisë.
Pas kësaj shkrese Ministri Zemaj ka kërkuar listën me emrat e mjekëve që kanë shprehur interesim për të vazhduar specializimin në fushat e lartpërmendura, për kompletimin e së cilës janë përkujdesur kabinetet e kryetarëve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës

PËRGJIGJU