Në kufirin e Preshevës shtetasit shqiptar i zbulohen ku i kishte fshehur 25.000 funta /foto/

0

 

Më 8 gusht 2020, në vendkalimin në Preshevë, doganierët parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar 25,000 paund britanikë.

Shkelja u zbulua kur një Mercedes me targa britanike, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, erdhi në kontrollit në dalje, njofton dogana, përcjell presheva.com.

Kur u pyet se çfarë ka të deklaroj, ai tha se nuk ka asgjë përveç bagazhit të tij personal dhe se ai mbart me vete shumën e lejuar të valutës së huaj.

Sidoqoftë, kur makina u inspektua në detaje, doli se mbështjetsja e krahut ishte plot me paund britanikë.

Kur u llogaritën paratë e fshehura, rezultoi se kishte gjithsej 25,000 paund, nga të cilat pasagjerit iu kthye shuma e lejuar në ekuivalentin e 10,000 eurove.

Pjesa tjetër e afro 16,000 u mbajt deri në fund të procedurës kundërvajtëse./presheva.com/

   

PËRGJIGJU