Tetë të shëruar dhe tri raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

0

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës janë shëruar tetë persona dhe tre të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Personat e identifikuar janë një (1) nga fshati Hogosht dhe dy (2) nga Kamenica.

Bilanci me COVID-19 në Kamenicë: 119 raste të identifikuara, 90 të shëruar plotësisht, 20 raste aktive, 9 të vdekur.

Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!

Lusim të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU