OBSH: Zelanda e Re shembull global, për mposhtjen e Covid-19

0

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se udhëheqësit e shteteve që kanë marrë masa të forta dhe bindin qytetarët e tyre t’i respektojnë ato, do kenë sukses në mposhtjen e koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë ka shprehur se vetëm disa rajone të ndryshme të botës, kanë qenë të gjendje të venë nën kontroll përhapjen e virusit që herët, duke përmendur Zeilandën e Re si shembull global.

“Zelanda e Re shihet si një shembull global. Gjatë fundjavës, Kryeministrja Jacinda Ardern shënoi 100 ditë pa asnjë rast, ndërsa theksoi nevojën për të qenë të kujdesshëm. Ruanda ka bërë përparim falë një kombinimi të ngjashëm të udhëheqjes së fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë të mbështetur mirë dhe komunikimit të qartë të zyrtarëve të shëndetit publik.

Investoni në elementet thelbësorë të shëndetit publik dhe ne mund të shpëtojmë jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre. Vendet që e kanë bërë këtë me sukses po përdorin një qasje që merr parasysh nivelin e rrezikshmërisë për të rihapur segmentet e ndryshme të shoqërisë, përfshirë shkollat. Dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për zonat e mundshme të nxehta të virusit”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU