Kryetari Kastrati pret në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, njëherësh koordinatorin e Shtabit Emergjent, Ramadan Basha kanë pritur në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi.

Gjatë këtij takimi njoftues u diskutua lidhur me situatën e krijuar nga pandemia dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar FSK-në për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe tutje.

“Pata kënaqësinë të pres në takim komandantin e Regjimentit të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi, pas kthimit të tij nga Amerika. Në këtë takim njoftues, biseduam për punët, projektet e situatën me pandeminë #COVID19 dhe menaxhimin e tij në komunën tonë. Komandantin Kuçi e falënderova për vizitën dhe shpresoj që bashkëpunimi me FSK-në ta vazhdojmë, ashtu siç ishte rasti me ushtrimet fushore e sjelljen kontejnerit për triazhimin e pacientëve të dyshuar me #COVID19”, tha Kastrati.

Ndërsa edhe Komandanti Kuçi tha se ky është një takim njoftues, dhe se FSK shpreh gadishmërinë për të ofruar ndihmë ndaj Komunës së Kamenicës./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU