Nënshkruhet marrëveshje për punë praktike me OJQ “Forumi”

0

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Forumi” për Udhëheqje dhe Diplomaci të përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Njomza Emini.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi, në mes të Komunës së Kamenicës dhe OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci është realizimi i një praktike në punë e cila do të bëhet me pagesë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është shumë i lumtur për këtë bashkëpunim i cili do t’i krijoj mundësi më të mira të rinjëve të Komunës së Kamenicës.

“Jam i lumtur që vazhdimisht po angazhohemi në bashkëpunime të tilla për krijimin e mundësive sa më të mira për të rinjët tanë, kjo nuk ësht marrëvshja e parë e këtij lloji dhe për këtë e falënderoj organizatën “OJQ Forumi” për këtë mundësi”, tha Kastrati./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU