Kamenicë: Drejtori Arifi takon zëvendësministrin e Bujqësisë, Bajram Kastrati

0

 

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë duke u munduar që gjatë gjithë kohës të jenë sa më afër fermerëve të komunës së Kamenicës.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi së bashku me zyrtarë nga kjo drejtori u pritën në takim nga zëvendësministri i Bujqësisë, Bajram Kastrati.

Gjatë këtij takimi u diskutua për dëmet e shkatuara nga breshëri tek fermerët e kësaj  komuneje, si dhe për rrjedhën e aplikimit të fermerëve për subvencione dhe grante.

Drejtori Arifi ka falënderuar zv.ministrin Kastrati për gatishmërinë e treguar për mbështetjen e fermerëve të komunës tonë.

“Bashkë me zyrtarët e drejtorisë së DBPZHR-ë u pritëm në takim nga Zv.Ministri i Bujqësisë z.Bajram Kastrati. Nga zëvëndës ministrI kërkuam që dëmet që na janë shkaktuar nga breshëri në komunën tonë të na kompenzohen nga Ministria e Bujqësisë. Falënderojmë Zv. Ministrin Kastrati për gaditshmërin e tij për mbështetjen e fermerëve të komunës tonë”, tha Arifi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU